Video

FSK-së i shtohen 180 ushtarë të rinj

1
 

180 rekrutë të rinj i janë shtuar Forcës së Sigurisë së Kosovës, 12 prej të cilëve janë gra. Ata janë betuar në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, në prani të familjarëve të tyre dhe krerëve të shtetit. Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë shprehur krenarë me FSK-së, e cila, sipas tyre, është e përkushtuar në mbrojtjen e sovranitetit dhe territorit të vendit, sikurse edhe për ruajtjen e paqes në botë

Grupi prej 180 pjesëtarëve të rinj ka dhënë të premten betimin më të rëndësishëm në jetën e tyre. Do t’i shërbejnë atdheut, duke ruajtur sovranitetin dhe territorin e tij. Kaq është numri i rekrutëve të rinj, të cilët kanë kaluar me sukses stërvitjen bazike ushtarake dhe janë bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovë (FSK).

Betimi i të birit si ushtar i Kosovës, e bëri krenar njërin nga prindërit e shumtë pjesëmarrës në ceremoninë e mbajtur në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj. “Po ndihemi shumë mirë, pak emocione kemi prej gëzimit. Ishalla bahen ushtarë të mirë”, është shprehur mes lotësh ai.