Video

Shtyhet mësimi, mbyllen çerdhet, kushtëzohet vijimi i studimeve

1
 

Qeveria ka vendosur t’i mbajë në fuqi masat kufizuese, por edhe t’i shtojë disa të tjera, përfshirë mbylljen e çerdheve dhe ka kufizuar në më së shumti 20 persona pjesëmarrjen në organizimet që mbahen në ambiente të mbyllura. Masat do të vlejnë të paktën deri më 26 shtator

Edhe në dy javët e ardhshme do të mbeten në fuqi masat e vendosura për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Qeveria ka vendosur që t’i mbajë në fuqi këto masa, por t’i shtojë edhe të tjera, përfshirë mbylljen e çerdheve dhe ka kufizuar në më së shumti 20 persona pjesëmarrjen në organizimet që mbahen në ambiente të mbyllura.