Video

KQZ lejon votimin me letërnjoftim të skaduar

1
 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që t’u lejohet qytetarëve të votojnë në zgjedhjet e 17 tetorit edhe me letërnjoftim të skaduar. Debati për këtë çështje nxiti edhe përplasje mes anëtarëve të këtij institucioni

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sërish kanë pasur mosmarrëveshje për përgatitjet për zgjedhjet lokale. Kësaj radhe ata u përplasën për letërnjoftimet e skaduara.

Kryetari i këtij institucioni, Kreshnik Radoniqi, kërkoi që të votohet propozimi për identifikim të votuesve të cilëve u ka kaluar afati i mjeteve të identifikimit. “Me e pa se ministri a ka pasur kompetencë për këtë apo jo, kjo është diçka që verifikohet. Unë nuk po e di pse Sekretariati e ka kaq problem me e zbatu një vendim të ministrit. Unë të paktën kështu po e shoh, që s’kemi problem me e zbatu vendimin e ministrit”, tha ai.