Video

PDK-ja nuk ka përkrahjen e LDK-së për çështjen e Valdete Dakës

1
 

Mospajtime mes partive në opozitë janë shfaqur rreth iniciativës për dërgimin në Kushtetuese të vendimit për shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka. Iniciativën e PDK-së për mbledhjen e nënshkrimeve, së cilës i janë bashkuar edhe deputetët e AAK-së, nuk po e përkrahin ata të LDK-së, me arsyetimin se Daka ka deklaruar se do t’i ndjekë vetë rrugët ligjore

26 nënshkrime, nga 30 sa i duhen gjithsej, i ka të sigurta Partia Demokratike e Kosovës për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e shkarkimit të kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.

Përveç 18 deputetëve të saj, PDK-ja ka marrë përkrahjen edhe të kolegëve nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Por, sipas shefit të deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, për ta bërë një gjë të tillë janë duke hezituar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.