Video

Inkurajohen palët në dialog, kompromiset shihen të domosdoshme

1
 

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e mbështesin dialogun dhe inkurajojnë Kosovën e Serbinë të shkojnë drejt një marrëveshjeje finale dhe gjithëpërfshirëse. Bashkëpunimin trans-atlantik e kanë konfirmuar emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, në vizitën e përbashkët në Prishtinë. Por, sipas tyre, palët janë ato që duhet t’i identifikojnë kompromiset që duhen bërë.

Bashkëpunimi transatlantik për ta ndihmuar Kosovën dhe Serbinë në arritjen e një marrëveshjeje finale dhe gjithëpërfshirëse është konfirmuar nga emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer. Për SHBA-në, marrëveshja nënkupton njohjen e ndërsjellë, kurse për BE-në hapjen perspektivës evropiane për Ballkanin, përfshirë Kosovën. Por kompromiset, sipas tyre, duhet t’i identifikojnë vetë palët.

Pasi përfunduan takimet me udhëheqësit e institucioneve dhe liderët e partive, Lajçaku e Palmeri kanë mbajtur të martën një konferencë të përbashkët për media, në selinë e BE-së në Prishtinë.