Video

Kosovarët shprehen të zemëruar me Evropën në ditën e saj

1
 

Të dielën në Kosovë, ndonëse pa aktivitete, është shënuar Dita e Evropës. Qytetarët vlerësojnë se kjo ditë nuk duhet të bëjë pjesë në kalendarin e festave zyrtare, për shkak të izolimit të Kosovës dhe mosanëtarësimit të saj në BE. Edhe krerë institucionesh kanë theksuar se Dita e Evropës padrejtësisht e gjen Kosovën me liri të kufizuar të lëvizjes, ndryshe nga parimet e një Evrope të bashkuar dhe pa kufij

Ndonëse pa aktivitete, të dielën, Dita e Evropës është shënuar edhe në Kosovë. Ndryshe nga herët e kaluara, këtë vit nuk është organizuar asgjë për ta shënuar këtë ditë.

Gjithsesi, kjo nuk do të kalojë në heshtje.