Video

Lajçaku kundër ridefinimit të kufijve: Është kërcënim për luftë

1
 

Të rrezikshme e kërcënim për luftë i ka konsideruar diskutimet për ndryshim kufijsh në Ballkan, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-serbi, Miroslav Lajçak.

Në një konferencë online të Institutit Italian për Studime Politike, Lajçaku nuk ka pranuar të flasë për propozimet e non-paperëve të publikuar ditëve të fundit e as për autorësinë e tyre.