Video

Dita e mbi 1600 të pagjeturve

1
 

Emrat e mbi 1 mijë e 630 të zhdukurve gjatë luftës së fundit në Kosovë janë vendosur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në Ditën Kombëtare për Persona të Pagjetur.

Instilacioni i vendosur nga Iniciativa Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR) ka për qëllim kthimin e vëmendjes në këtë çështje.

E në mesin e këtyre zënë vend edhe emrat e rreth 30 personave të zhdukur në masakrën e Mejës tash e 22 vjet më parë.

Më 27 prill 1999, në fshatin Mejë të Gjakovës, u vranë 376 persona.

Atë ditë asnjëri nga të ndalurit nuk arriti të dilte i gjallë nga Meja dhe pas luftës trupat e masakruar të disa prej tyre u gjetën nëpër varreza masive nëpër Kosovë, kurse të tjerët ka informacion se janë ende diku nëpër Serbi.