Video

Për tri javë janë shpërndarë rreth 90 për qind e vaksinave antiCOVID

1
 

Që nga 24 marsi e deri tani, në Kosovë janë vaksinuar me vaksinën antiCOVID mbi 22 mijë persona – staf shëndetësor dhe të moshuar. Niman Bardhi, menaxher i vaksinimit në Kosovë, thotë se procesi është duke vazhduar dhe se nuk është shfaqur asnjë problem në 29 qendrat e vaksinimit. Ai ka treguar se doza e dytë e vaksinës do të fillojë të jepet nga muaji qershor

Mbi 90 për qind e dozave të vaksinës së kompanisë AstraZeneca, nga 24 mijë doza sa ka siguruar Kosova në muajin mars, tashmë u janë dhënë grupeve me prioritet. Përveç konfirmimit zyrtar, kjo vihet re edhe nga pamjet e oborrit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Kontejnerët janë stërmbushur me paketime, mbishkrimet e të cilave dëshmojnë se janë donacion i mekanizmit COVAX.

Që nga 24 marsi e deri tani, në Kosovë janë vaksinuar me vaksinën antiCOVID mbi 22 mijë persona – staf shëndetësor dhe të moshuar. Niman Bardhi, menaxher i vaksinimit në Kosovë, thotë se është duke vazhduar vaksinimi i qytetarëve.