Video

Ministria e Mjedisit paralajmëron shqyrtimin e lejeve për hidrocentralet

1
 

Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, e ka vlerësuar shqetësuese gjendjen e lumenjve në të cilët operojnë hidrocentralet. Nga Brezovica, ku ishte për vizitë, ai ka paralajmëruar rishqyrtim të të gjitha lejeve e pëlqimeve të lëshuara vite më parë për hidrocentralet

Rishqyrtim të lejeve të lëshuara për vite me radhë për hidrocentralet në Kosovë, ka paralajmëruar të enjten ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu. Gjatë një vizite në Brezovicë e Shtërpcë, Aliu ka thënë se do të formohet një komision i cili do të shqyrtojë të gjithë problematikën e hidrocentraleve dhe punën e Inspektoratit të MMPHI-së.

“Do të shqyrtojmë edhe bashkë me zyrtarët e me strukturat e Ministrisë që kanë qenë të përfshira në gjithë këtë proces dhe në diskutim me to nëse do të dalë nevoja e rishqyrtimit, nëse vlerësohet që ka degradim, atëherë monitorimi është i nevojshëm para se të veprojmë tutje”, është shprehur ai.