Video

Merr dritën jeshile miratimi i ligjit antimafia

1
 

Qeveria e Kosovës ka dhënë dritën e gjelbër për hartimin e një ligji, i cili do ta mundësojë konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar, pa e pritur një aktgjykim dënues. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka arsyetuar nevojën që ligji të vlejë edhe për qytetarët e rëndomtë, edhe për zyrtarët e zgjedhur dhe ata të emëruar

Ministrisë së Drejtësisë i është dhënë drita jeshile për ta nisur hartimin e ligjit antimafia, i cili do ta mundësojë konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar, pa e pritur një aktgjykim dënues. Këtë e ka mundësuar miratimi në Qeveri i një koncept-dokumenti, që i ofronte tri opsione për adresimin e problemit.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ligji për konfiskimin e pasurisë duhet të hartohet konform opsionit të tretë.