Video

Qeveria do t’i subvencionojë bizneset e prekura nga masat, shuma nuk dihet

1
Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Subvencionimi i pagave të punëtorëve dhe qirasë për bizneset, të cilat janë prekur nga vendimi i fundit për pezullim të aktivitetit të tyre për 12 ditë, është premtuar nga Ekzekutivi. Ndonëse ende nuk dihet se sa do të kushtojë kjo mbështetje, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka theksuar se do t’i shohin mundësitë që shpenzimet t’i përfshijnë brenda kufijve buxhetorë që aktualisht ka shteti

Rreth tetë mijë biznese të gastronomisë e hotelerisë të mërkurën janë mbyllur, konform masave të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Për humbjet eventuale që bizneset mund t’i kenë në ditët e ardhshme, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se Qeveria do t’ua kompensojë atyre me subvencionim të pagave të punëtorëve dhe qirasë.