Video

Abdixhiku kërkon nga deputetët të lënë anash hidhërimin e të votojnë pro Osmanit

1
 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nuk e di nëse vendimin e partisë që drejton për pjesëmarrjen në votimin e presidentit do ta respektojnë të gjithë deputetët.

Për rreth dy orë, Abdixhiku ka diskutuar me përfaqësuesit e LDK-së në Kuvend, pas vendimit të kryesisë, që ish-nënkryetares së partisë, Vjosa Osmani, t’ia bëjnë kuorumin e nevojshëm për t`u zgjedhur presidente.