Video

AAK-ja kërkon rinumërim të plotë, kërkesa nuk mbështetet në KQZ

1
 

Një kërkesë e përfaqësuesit të AAK-së në Komisioni Qendror Zgjedhor për rinumërim të plotë pas manipulimit brenda Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve ka rikthyer akuzat për vjedhje industriale dhe kriminalizim të procesit zgjedhor. Ndërkohë Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se janë ndaluar dy persona nën dyshimet për dallavere me vota

Rinumërim të plotë ka kërkuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pas shpërthimit të akuzave brenda këtij subjekti për vjedhje votash. Kërkesa është adresuar nëpërmjet përfaqësuesit të këtij subjekti në Komisionin Qendror Zgjedhor, Ibrahim Selmonaj.

Por kjo çështje ka përplasur Selmonajn dhe anëtarët e tjerë të KQZ-së, disa prej të cilëve e kanë cilësuar të paligjshme një kërkesë të tillë.