Video

Kërkohet anulimi i lejeve për hidrocentralet në Brezovicë

1
 

Anulim të lejeve ujore e mjedisore të lëshuara nga Ministria e Ambientit për hidrocentralet në Brezovicë ka kërkuar shoqëria civile, përmes një padie.

Anëtarë nga dy organizata, GAIA dhe GLPS, gjatë së premtes e kanë dorëzuar këtë padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në Departamentin për Çështje Administrative.