Video

Kronika Zgjedhore – 4 shkurt 2021

Kronika Zgjedhore – 4 shkurt 2021
1
 

Në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, vizitoi pesë komuna në veri-perëndim të Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës, në një tubim në Gjakovë ku secili folës rikujtoi dy liderët e kësaj partie që po gjykohen në Hagë, ka thënë se slogani Rimëkëmbje nuk ka të bëjë vetëm me ekonominë, por edhe rikthimin e rëndësisë së UÇK-së. Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se në këto zgjedhje nuk e synon vetëm Presidencën, por edhe një pjesë të Qeverisë. Nisma Socialdemokrate ka vazhduar fushatën elektorale me simpatizantët e rinj të saj. Iniciativa Rome, e cila po merr pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit me 12 kandidatë, ka deklaruar se Lista Serbe nuk mund të përfaqësojë interesat e romëve dhe se ky komunitet jeton në shtetin e Kosovës. Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kandidatja për presidente nga lista zgjedhore e kësaj partie, Vjosa Osmani, u kërkuan qytetarëve dalje masive në zgjedhje sepse, sipas tyre, vetëm një gjë e tillë do t’ua siguronte 61 deputetë.