Video

Vjedhja në Thesar, Bajrami: Janë bllokuar mbi 560 mijë euro në llogaritë e transferuara

1

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, nuk e di se çfarë ka ndodhur me mbi 1.5 milionë eurot e vjedhura nga Thesari, ndërkohë ka bërë të ditur se janë bllokuar 560 mijë euro nëpër xhirollogaritë ku janë transferuar paratë.

Gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, ajo është pyetur nga deputetët për sigurinë e mjeteve të Thesarit dhe nëse kanë ndodhur edhe më herët raste të tilla.
Por, ka thënë se çdo muaj bëhet barazimi dhe jepet llogari për secilin mjet të transferuar, transmeton KOHA.