Video

Rugova dyshohet se keqpërdori detyrën zyrtare duke falsifikuar dokumente, zëvendësohet nga Ademaj

1

48 orë janë ndaluar nga Prokuroria në Pejë kryetari i Istogut, njëherësh nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ish-nënkryetari Lulëzim Blakaj dhe zyrtari tjetër komunal Faton Bujupi.

Siç ka raportuar KOHA, Rugova është arrestuar me dyshimet se në cilësinë e kryetarit të komunës i ka krijuar favore financiare kompanisë “Ma Con”, pronë e vëllait të tij.