Video

Ahmeti përplaset verbalisht me Azemin në seancën për miratimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës

Një tjetër seancë e Kuvendit Komunal të Prishtinës është përcjellë me përplasje verbale ndërmjet kryetarit Shpend Ahmeti e këshilltarit të Vetëvendosjes Egzon Azemi.

Përplasja ndodhi në seancën e jashtëzakonshme, e cila u thirr për miratimin e buxhetit të Komunës për vitin 2021.

Fillimisht për këtë pikë pati mospajtime nga partitë opozitare, pasi thanë se u thirren vetëm dy ditë para mbajtjes së seancës, raporton KOHA.

Kritika pati edhe për buxhetin e këtij viti, që krahasuar me 91 milionët e vitit 2020, këtë vit ai është shkurtuar në 87 milionë.

Por, megjithatë, pas një takimi mes përfaqësuesve të grupeve nga të gjitha subjektet dhe një pauze gjysmorëshe, u arrit pajtimi për votimin e buxhetit me 26 vota pro.

Pas përfundimit të seancës, Ahmeti e akuzoi Azemin për provokim.

Por, Azemi ka thënë se punëtori të cilin Ahmeti e përmend nuk është familjar i tij, dhe se për këtë ai ka paralajmëruar se do ta padisë për shpifje kryetarin Ahmeti.

Kuvendi Komunal i Prishtinës po ashtu në këtë seancë miratoi edhe bartjen e mjeteve financiare të fondeve rezervë të Komunës për subvencione dhe mallra.