Video

Policia vazhdon ndërtimin e murit te “Tjerrtorja”, ani pse në kundërshtim me ligjin

1

Instituti Arkeologjik i Kosovës, të martën, ka dalë serish në hapësirën ku Policia e Kosovës ka nisur ndërtimin e një muri rrethues. Zyrtarët e Institutit kanë tërhequr gjetje për herë të dytë. Puna për murin që do të jetë rreth 750 metra i gjatë ka nisur në kundërshtim me Ligjin për trashëgimi kulturore. Bëhet fjalë për lokalitetin e mbrojtur arkeologjik “Tjerrtorja”, në dalje të Prishtinës.

Tek pasi themelet prej një metri thellësi janë mbushur me beton, Instituti Arkeologjik i Kosovës ka tërhequr disa prej gjetjeve të rastit në lokalitetin ku në vitet ‘50 u gjet artefakti me nam, “Hyjnesha në fron” nga koha e neolitit.