Video

Akuza e kundërakuza në seancën ku u votuan marrëveshjet ndërkombëtare

Me akuza e kundërakuza është karakterizuar seanca e Kuvendit të Kosovës.

E gjithë kjo nisi pasi deputeti i Vetëvendosjes, Hajrullah Çeku, kritikoi qeverinë Hoti për mënyrën se si po udhëhiqej me diplomacinë, raporton KOHA.

Akuzat e Çekut morën kundërpërgjigje nga ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla, e u pasuan edhe me reagime nga kryetarja e Kuvendit.

Derisa, deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, pati kritika për mënyrën se si po udhëhiqej seanca e Kuvendit.

Por, Osmani morri lëvdata nga deputetët e Vetëvendosjes e ata të PDK-së.

Paraprakisht, deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan pesë marrëveshjet ndërkombëtare, e që këtë të enjte ishte hera e katërt që u hodhën në votim.

Por, përkrahjen e deputetëve nuk e morën rezolutat e Vetëvendosjes e PDK-së, të hartuara pas debatit për menaxhimin e pandemisë në Kuvend 10 ditë më parë, e të cilat nuk arritën të harmonizohen në një të vetme.