Video

Thaçi e Hoti bisedojnë për dialogun, në pikëpyetje takimi i presidentit me Lajçakun

Një ditë para se përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak të nisë vizitën në Kosovë, kryeministri Avdullah Hoti i shkoi në zyrë presidentit Hashim Thaçi.

Në takimin e parë që thotë se e kërkoi me presidentin, Hoti ka thënë se me të kanë folur për koordinim institucional për dialogun me Serbinë.