Video

Debat simbolesh

Çështja e prezencës së simboleve shtetërore në zyrat e Qeverisë së udhëhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti ka nxitur akuza të ashpra në seancën e Kuvendit.

Në kohën e deklarimeve jashtë rendit të ditës, zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj ka thënë se në zyrën e saj nuk ka gjetur flamurin e Kosovës, raporton KOHA.

Kjo nxiti reagimin e PDK-së. Deputeti Memli Krasniqi ka thënë se kjo është shqetësuese.

Këtyre deklarimeve u është kundërpërgjigjur shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, duke i cilësuar të pavërteta e shpifje.

Akuza nga deputetë të PDK-së u bënë edhe ndaj ish-zëvendëskryeministrit nga radhët e Vetëvendosjes, Haki Abazi, për takime sekrete me zyrtarë serbë.

Por, ish-partia në pushtet i quajti këto shpifje të radhës.

Në këtë seancë, kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se zëvendësi i tij Goran Rakiq nuk e ka hequr nga zyra e tij flamurin e Kosovës.