Kur Gjykatës Kushtetuese i kanë mbetur edhe nëntë ditë deri në nxjerrjen e vendimit për mandatarin e qeverisë, presidenti Thaçi ka mbledhur sërish ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefen e Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalia Apostolova.
Sipas asaj që ka shkruar presidenti në “Twitter”, aty është diskutuar edhe për rëndësinë e respektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e tij.
Një burim i KOHËS brenda QUINT-it ka thënë se temë diskutimi ka qenë vendimi i Kushtetueses. Sipas burimit, Thaçi ka pasur edhe një kërkese për ambasadorin e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë, si dhe shefen e BE-së.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.