Video

Pandemia shton kërkesat në Prizren për ndihma me pako ushqimore

Në Prizren është shtuar kërkesa e qytetarëve që gjatë kohës së pandemisë të furnizohen me pako ushqimore e higjienike.

Zyrtarët e Komunës së Prizrenit kanë treguar se shumica e të paraqiturve kanë mbetur pa të ardhura për shkak të ndërprerjes së punës, si rezultat i zbatimit të masave kufizuese, raporton KOHA.