Spitalet kanë mungesë të infektologëve, 47 janë në të gjithë Kosovën

22 March 2020 13:33

Spitali Regjional i Pejës funksionon me vetëm dy infektologë.

“Marrë parasysh që të gjithë pacientët nga 5 komunat përreth Pejës kërkojnë shërbime aty, numri i infektologëve është shumë i vogël”, thotë drejtori i këtij institucioni shëndetësor, Skender Dreshaj.

Ai shton se ky spital shumë shpejt do të mbesë me vetëm një infektolog, pasi që njëri do të dalë në pension brenda pak ditëve.

Shqetësim tjetër për të mbetet edhe më tej fakti që s’ka pasur konkurs për infektolog që tre vjet, raporton KOHA.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme