Video

Kinë, bie numri i të prekurve me koronavirus

Kina ka njoftuar se për ditën e tretë me radhë, ka pasur rënie të numrit të rasteve të reja të koronavirusit.

Të dielën, autoritetet kineze kanë raportuar 2 mijë raste të reja dhe 142 të vdekur.

68 mijë njerëz janë të prekur nga virusi vetëm në Kinë, ndërsa deri më tani, kanë vdekur 1 mijë e 665 persona.

Jashtë Kinës ka pasur 500 raste në 30 shtete. Katër persona kanë vdekur jashtë territorit kinez, raporton Reuters. Të vdekur ka pasur në Francë, Hong Kong, Filipine dhe Japoni.

Masat që ka marrë Kina, kanë mundësuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Autoritetet kineze janë përqendruar në epiqendrën e virusit, rajonin Hubei. Qyteti është në karantinë tash e disa javë.

Shkaku i këtyre masave, numri i të shëruarve në provincën Hubei është rritur ndjeshëm, transmeton KTV.

Si pjesë e masave parandaluese, banorët e kësaj province u urdhëruan që të shkonin në karantinë për 14 ditë ose rrezikoheshin të dënoheshin.

Qeveria kineze ndaloi përdorimin e veturave dhe kërkoi nga banorët që të largoheshin nga shtëpitë vetëm në raste emergjente. Ndërsa ushqimi dhe gjërat e tjera të nevojshme janë porositur në internet.