Përmbyllen aktivitetet e shënimit të gjysmëshekullit të UP-së

15 February 2020 19:16

Aktivitetet e organizuara përgjatë gjithë javës për të shënuar 50-vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës janë përmbyllur me një ceremoni solemne.

Aty u tha se vlerat e UP-së duhet të ruhen dhe të kontribuohet bashkërisht në ngritjen e këtij institucioni.

Pjesëmarrës në shënimin e gjysmëshekullit të punës së universitetit “Hasan Prishtina”, ishte edhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani, raporton KTV.

Ajo tha se në qeverisjen e re, arsimi do të jetë prioritet.

Mes tjerash u tha se Universiteti i Prishtinë ka rol kyç në shtet-ndërtimin e Kosovës.

Për këtë ngjarje, organizatat studentore, para objektit të rektoratit, prezantuan në mënyrë kronologjike ngjarjet që karakterizuan UP-në ndër vite.

Para rektoratit, ata prezantuan gjithë kronologjinë e ngjarjeve që karakterizuan Universitetin e Prishtinës.

Për nder të 50-vjetorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të pranishëm ishin edhe shumë rektorë të universiteteve nga vende të ndryshme si nga Tirana, Lubljana, Sofia, Sarajeva, Mali i Zi, SHBA-ja, Maqedonia e Veriut, Gjermania, e shumë të tjerë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme