Drejtori i Bordit të KEK-ut e punëson bashkëshorten në këtë korporatë, e ka rrogën rreth 900 euro

15 February 2020 10:23

Mehdi Pllashniku u bë pjesë e Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës në fund të 2017-s.

Duke qenë njëri nga drejtorët e Bordit, vetëm dy vjet më vonë ai ka arritur të sigurojë një pozitë të rëndësishme për bashkëshorten e tij në korporatën që vet e mbikëqyr.

Kimete Pllashniku më 29 nëntor të 2019-s mori lajmin se do t’i bashkohet burrit në punë, raporton KTV.

Pozita e saj është koordinatore e lëndëve për pronë në Zyrën Ligjore.

Niveli i pagës thuhet të jetë A-3/59. Sipas burimeve brenda KEK-ut, me këtë koeficient, paga e Pllashnikut është rreth 900 euro, kurse kontrata ka nisur të zbatohet nga data 1 dhjetor 2019.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme