Video

Rritja e buxhetit në 3 miliardë euro e mundur me ndihmën e Doganës

1
 

Formimi i Qeverisë Kurti, siç duket do të sjellë ndryshime sa i përket buxhetit të shtetit. Në ekspozenë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka premtuar se rritja të buxhetit për vitin 2020 do të jetë 3 miliardë euro.

Të hyrat e shtetit do të varen shumë edhe nga Dogana e Kosovës. E drejtori i Doganës, Bahri Berisha ka thënë se këtë vit synojnë t’i mbledhin më shumë se vitin e kaluar, ku të hyrat ishin 1.2 miliard euro, transmeton KTV.