Në dy muajt e fundit, në Kosovë vdiqën dy persona nga gripi sezonal

25 January 2020 19:08

Dy persona kanë vdekur nga gripi sezonal në dy muajt e fundit.

Viktima e dytë është një grua nga rajoni i Pejës.

Mjeku kujdestar në Klinikën Infektive, ka thënë se 50-vjeçarja ka pasur edhe disa probleme të tjera shëndetësore.

Për gjatë këtyre dy muajve, në këtë Klinikë kanë pranuar tretman 16 persona, përderisa 3 prej tyre janë në gjendje më të rëndë, raporton KTV.

Mjekët kanë përjashtuar mundësinë që viktima të jetë e prekur nga virusi i fundit kinez.

Më të rrezikuarit nga ky grip sezonal janë personat në moshë të shtyrë, gratë shtatzëna, fëmijët deri në moshën 5-vjeçare, si dhe të sëmurët me sëmundje kronike.

Përderisa nga Instituti i Shëndetit Publik kanë bërë thirrje te qytetarët që të vaksinohen.

Ky institut ka rekomanduar qytetarët, sidomos të këtyre kategorive, që të mbajnë higjienën personale, të lajnë duart sa më shpesh, të ajrosin mjediset e mbyllura, të mos rrinë në vendet ku grumbullohen shumë njerëz dhe të shmangin daljet kur ajri është i papastër.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme