Kryesia e re e Kuvendit ia bën sefte, Konjufca u ikën mediave

21 January 2020 09:05

Në aktivitetin e parë publik si kryetar i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka zgjedhur t’u shmanget mediave.

Nuk ka pranuar të deklarohet lidhur me diskutimet në mbledhjen e parë të kryesisë dhe rreth zhvillimeve të fundit politike në vend.

Duke qenë se pozita e tij vazhdon të jetë kusht i LDK-së, për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen, Konjufca nuk u është adresuar fare mediave, siç rëndom ndodh pas çdo mbledhjeje të kryesisë.

Njëjtë si Konjufca, ka vepruar edhe Kujtim Shala nga LDK-ja, i cili gjithashtu u është shmangur mediave.

Por, për dallim prej tyre, para gazetarëve foli nënkryetari i Kuvendit, Memli Krasniqi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme