Video

KDI: Bisedimet me Serbinë të mos vazhdojnë pa konsensus në Kosovë

Vazhdimi i dialogut nuk duhet ta gjejë Kosovën pa konsensus të brendshëm.

Kështu ka vlerësuar Instituti Demokratik i Kosovës, derisa publikoi analizën për këtë, duke e konsideruar si parakusht për dialogun Kosovë – Serbi”.

KDI-ja i ka rekomanduar qeverisë së re që të intensifikojë përpjekjet për arritjen e konsensusit në mes të spektrit politik lidhur me të gjitha fazat e dialogut, për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Haxholli ka thënë se kjo analizë tenton t’i japë publikut pasqyrë më të gjerë të efekteve që ka prodhuar mungesa e deritanishme e konsensusit në mes të partive politike lidhur me dialogun.

Ndërsa, Jeta Krasniqi nga ky institut, ka thënë se përveç tejkalimit të dallimeve politike duhet gjithashtu të arrihet pajtueshmëri edhe për temat që do të diskutohen dhe marrëveshjet e arritura deri tani.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u ndërprenë një vit në parë, pas vënies së taksës 100 përqind ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnjës nga Qeveria e Kosovës.