Kosova po shkon edhe në një palë zgjedhje pa reformë zgjedhore. Para gjashtë vitesh kishte nisur iniciativa për reformim të sistemit zgjedhor, marrëveshje kjo e liderëve atë kohë, pas vjedhjes industriale të votave në 2010-ën, transmeton KTV.
Njohësit e zhvillimeve në vend shfaqin frikën se edhe këtë herë mund të keqpërdoret vota e qytetarëve. Vetë kryetarja e KQZ-së Valdete Daka thotë se po të ishte përfunduar reforma do të ishte mirë jo vetëm për KQZ-në, por edhe për partitë politike.
Artan Murati nga KDI-ja thotë se iniciativa e presidentit ishte e mirë, por dështoi meqë nuk mund të ketë një reformë pa opozitën. Ndërkohë analisti Imer Mushkolaj thotë se të gjitha iniciativat për reforma kanë qenë ekskluzivisht për interesa të liderëve, e sipas tij, marrëveshja e 2011-tës u bë për ta zhvendosur debatin nga vjedhja industriale e votave që u bë në zgjedhjet e 2010-ës. Mushkolaj ka shprehur frikën se edhe në këto zgjedhje do të ketë keqpërdorime.