Video

Më shumë votues se banorë në Kosovë

1
 

Gjatë javës pritet që KQZ-ja të marrë raportin përfundimtar rreth numrit të votuesve që do të hiqen nga lista votuese. Në zgjedhjet e kaluara, lista ishte pastruar për 27 mijë e 204 persona, prej tyre ata që kanë vdekur dhe të tjerë që kanë hequr dorë nga shtetësia, rrjedhimisht kanë humbur të drejtën e votës.

Pastrimi i listave ka qenë një prej problemeve të vazhdueshme të zgjedhjeve në Kosovë, thekson KTV në raportin e saj. Shkuarja vazhdimisht në zgjedhje të parakohshme, sipas organizatave që monitorojnë procesin zgjedhor, po paraqet problem për organizim të mirëfilltë të tyre. Në listën preliminare të votuesve janë 1 milion e 885 mijë e 147 votues. Këtu janë të përfshirë edhe votuesit e rinj dhe ata jashtë Kosovës.