Deri në mesnatë janë rinumëruar 219 nga 530 vendvotime

20 October 2019 13:00

Në QNR është duke vazhduar normalisht procesi i rinumërimit të vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja.

“Mund t’ua konfirmojmë se deri të shtunën në mesnatë, janë rinumëruar 219 vendvotime nga 530 sa është totali i tyre”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, raporton TV Arta.

Procesi i rinumërimit është duke u vëzhguar vazhdimisht nga vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë.

Pas rinumërimit do të fillojmë me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme