Sipas Sherifit, kundër Nismës ka ndodhur vjedhje manufakturale

19 October 2019 19:08

“Rezultatet e dobëta të Nismës socialdemokrate në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit janë shkak i vjedhjes së votave që i janë bërë kësaj partie”, ka thënë ish-deputeti i Nismës, Bilall Sherifi.

Sipas tij, rinumërimi i kutive tregon që votat e kësaj partie janë deformuar, raporton KTV.

Ai në një konference për media, tha se vjedhja e votave në këtë proces zgjedhor ka qenë më e madhe se ajo e zgjedhjeve të 2012-s.

Ish-deputeti Sherifi, nga foltorja e kësaj partie tha se ata kanë gjetur vjedhje të votave në 6 vendvotime pas rinumërimit.

Ai tha se partia e tij është duke përgatitur ankesa për vjedhjet që i janë bërë NISMËS.

Sherifi bëri thirrje që KQZ-ja të marrë vendim për rinumërimin e të gjitha votave që sipas tij, kjo duhet bërë në funksion të së vërtetës dhe jo për ndonjë arsye tjetër.

Ai ka shtuar se aktualisht Nisma i ka të sigurta 6 mandate dhe se po luftojnë për mandatin e shtatë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme