Video

BE-ja dhe ambasadori gjerman të ashpër ndaj insistimit të ministrit Tahiri për noterët e rinj

2

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje publike ministrit të Drejtësisë, në largim, Abelard Tahiri, që të mos e vazhdojë procesin për emërimin e rreth 130 noterëve të rinj.

Në një qëndrim të saj, Zyra e BE-së në Prishtinë ka kërkuar që qeveria në largim të mos marrë asnjë vendim për këtë proces, duke thënë se çfarëdo vendimi duhet t’i lihet qeverisë së re, pas zgjedhjeve të 6 tetorit.