Video

Kurti e do Rashiqin në qeverinë e tij

Mëngjesin e së dielës, në një nga hotelet e kryeqytetit, janë takuar kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti, dhe Nenad Rashiq, përfaqësuesi i koalicionit serb Liria.

Kurti, partia e të cilit ka dalë fituese në zgjedhjet e 6 tetorit, sipas rezultatit preliminar të KQZ-së, pas takimit, ka thënë se kanë biseduar për zgjedhjet në pjesët e banuara nga serbët.

Tutje, Kurti tha se Rashiqi është i zhgënjyer nga mbarëvajtja e zgjedhjeve në vendet me shumicë serbe.

Lideri i LVV-së ka folur edhe për 4 mijë e 500 votat nga diaspora, të cilat kanë ardhur me vonesë, duke thënë se është e padrejtë që të mos pranohen.

E për negociatat e grupeve punuese me LDK-në, i pari i VV-së tha se do të bëhet një takim javën e ardhshme.