Video

Thaçi: Kosova dëshmoi pjekuri politike

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar lidhur me procesin zgjedhor që u mbajt të dielën në Kosovë.

Në një postim në Facebook, presidenti i ka uruar qytetarët dhe partitë për zgjedhje shembullore, siç tha ai, e për votim të lirë e demokratik, raporton TV Arta.

“Kosova dëshmoi edhe një herë pjekuri të lartë politike dhe demokratike. Tash, të njëjtën pjekuri politike duhet ta tregojmë edhe në formimin e Qeverisë së re sa më parë dhe në përballje me sfidat e menjëhershme që e presin Kosovën”, ka shkruar Thaçi.