IKD-ja thotë se është shqetësuese zvarritja e lëndëve në drejtësi

21 September 2019 19:12

Përkundër rritjes së numrit të gjyqtarëve në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatat të Kosovës, ende shumë lëndë vazhdojnë të mbesin te pazgjidhura.

Kështu është paraqitur situata e gjykatave në raportin e publikuar nga IKD-ja, ku është bërë një analizë me rastet në Departamentin e Krimeve të Rënda, raporton KTV.

Raporti analizon rastet në shtatë prokuroritë themelore dhe në shtatë gjykatat themelore, për periudhën kohore 1 janar 2018 – 30 qershor 2019.

Sipas IKD-së, më shqetësuese mbeten lëndët që kanë të bëjnë me korrupsion, e që ende nuk po zgjidhen dhe kjo sipas tyre, përçon mesazh negativ te publiku.

Derisa sipas raportit, nga 18 raste për terrorizëm, të dënuar janë 21 persona derisa 10 të tjerë janë liruar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme