Mërgimtarët ankohen se s’u informuan nëse aplikimet e tyre për regjistrim si votues u aprovuan

15 September 2019 11:29

Dymbëdhjetë ditë, ka qenë afati brenda të cilit qytetarë nga diaspora kanë mundur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Mirëpo, katër ditë pas mbylljes së këtij afati, disa mërgimtarë nga Zvicra po ankohen se ende nuk kanë marrë përgjigje nëse aplikimet e tyre janë aprovuar.

Osman Osmani mërgimtar nga Zvicra ka kritikuar partitë politike për mosinteresim ndaj diasporës, derisa për këtë fajëson edhe vetë mërgimtarët.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme