IKD: Drejtësia amnistoi veteranët e rrejshëm

08 September 2019 12:41

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin “Drejtësia ‘amniston’ veteranët e rrejshëm, dëmton Buxhetin e Republikës së Kosovës: Analizë e aktakuzave, proceseve gjyqësore dhe aktgjykimeve në rastet e ‘veteranëve të rrejshëm’.

Në këtë raport IKD-ja ka gjetur që prokuroritë dhe gjykatat kanë dështuar të mbrojnë buxhetin e shtetit, pasi që në aktakuza dhe trajtimin e rasteve të veteranëve të rrejshëm, asnjëherë nuk është marrë vendim që të njëjtit të kthejnë mjetet në arkën e shtetit, raporton KTV.

Me këtë rast, u tha se sistemi i drejtësisë nuk ka përmbushur obligimet ligjore në rastin e “veteranëve” dhe se trajtimi i rasteve të tilla po bëhet në formë shablloni.

Hyrije Mehmeti nga IKD tha se prokurorët dhe gjykatësit kanë dështuar të mbrojnë interesin publik, buxhetin e Kosovës nga veteranët e rrejshëm.

Ndërkaq, Gzim Shala, i renditi të gjitha arsyet se pse prokurorët do të duhej të ishin më efikas në këtë drejtim dhe formën si do të duhej të veprohej. Sipas tij, edhe Gjykata Themelore në Pejë ka marrë disa aktgjykime, por pa kompensim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme