“Kujdes nga premtimet e politikanëve”

23 August 2019 23:19

Ende pa u shpallur zgjedhjet, partitë politike kanë filluar me fushata e me premtime parazgjedhore.

Në tubimet me qytetarët, liderët e partive politike janë duke u fokusuar në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit e nepotizmit, transmeton KTV.

Deklaratat e tilla, sidomos nga partitë të cilat kanë udhëhequr me shtetin, janë duke u konsideruar të papranueshme nga analistët.

Megjithëkëtë, ata kërkojnë që qytetarët të kenë kujdes se kujt do t’i besojnë në zgjedhjet që pritet të mbahen këtë vit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme