Edhe një koalicion parazgjedhor është shtuar.
Këtë të premte NISMA e AKR-ja e zyrtarizuan bashkëpunimin e tyre.
Sipas Behgjet Pacollit, ky është një koalicion që do të jetë vendimtar në formimin e qeverisë së ardhshme.
Ndërkaq i pari i NISMA-s, Fatmir Limaj, njoftoi edhe për kandidaturën e tij për kryeministër.
E po ashtu, para medieve, Limaj bëri të ditur se janë të gatshëm edhe për koalicion me parti të tjera.
Mirëpo, mes tjerash, Behgjet Pacolli tha se partitë e mëdha politike nuk janë të interesuara të bashkëpunojnë me koalicionin e sapoformuar.
E, në këtë konferencë për media, i pari i AKR-së foli edhe për kalimin e Agim Bahtirit në Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai tha se nuk hidhërohet me njerëzit që shkojnë e vijnë, siç tha ai, e rëndësishme për të është partia.
Në anën tjetër, ky është koalicioni i dytë parazgjedhor që është formuar, përkundër që data e zgjedhjeve nuk është caktuar ende.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.