Kosova e Maqedonia, zgjidhje për pengesat

20 August 2019 13:34

Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë Veriore, Kreshnik Bektashi, qëndroi në Prishtinë, ku është takuar me homologun e tij kosovar, Endrit Shala.

Ky takim u zhvillua, si pasojë e kontestit tregtar mes Prishtinës dhe Shkupit.

Kontesti tregtar filloi kur Maqedonia e Veriut ndaloi importin e peshkut dhe rasatit të peshkut, me arsyetimin se Agjencia kosovare e ushqimit nuk është e akredituar sipas standardeve evropiane, raporton TV Arta.

Më pas, Kosova reagoi, duke vendosur bllokim për import të patates dhe mjaltit. Ministri Shala dhe Bekteshi janë dakorduar që deri të premten Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës në Kosovë, t’i dërgojë një raport Agjencisë së Ushqimit të maqedonase me analiza nga programi adekuat për monitorimin e produkteve, në këtë rast të vezëve të peshkut nga Kosova.

Ministri Shala tha se vetëm pasi të hiqen barrierat për peshk, mund të hiqet reciprociteti për mjaltë dhe patate.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme