Prodhuesit nuk kanë mjaft punëtorë

20 August 2019 13:28

Me moton “Gjendja e prodhimit në Kosovë”, organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, është mbajtur tryezë me përfaqësues të disa kompanive, të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në mosmbështetjen e institucioneve si prodhues vendorë.

Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane, tha se MTI-ja duhet të jetë shumë më e aftë për mbrojtjen e produkteve vendore, raporton TV Arta. Ndërsa, Kujtim Gjevori nga kompania Scampa tha se ka pasur zhvillime sa i përket industrisë së prodhimit, por jo kënaqshëm. Ai ka renditur disa nga kërkesat për Qeverinë e ardhshme.

“Duhet të ketë listë të çmimoreve sa i përket energjisë elektrike. Është me rëndësi të bëhet tash, e jo më vonë. Duhet të ketë edhe një disiplinë financiare, mospagesat me kohë po shkaktojnë probleme te bizneset.”, tha ai.

Bajram Rushiti nga Furra “Buka”, tha se do të ishte mirë që të identifikoheshin se kush janë prodhuesit në të vërtetë.

Sipas tij, vetëm vitin e kaluar, kanë humbur 1600 euro në trust. Sa i përket qasjes në financa tha se ka shumë vend për përmirësime.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme