Kjo është gjendja e shkollës Jeta e Re në Topliqan të Ri të Lipjanit.
E kështu thotë se e gjeti mëngjesin e së premtes Sebere Stublla, punëtore teknike e shkollës.
Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që kjo shkollë shkatërrohet në këtë mënyrë.
Sipas drejtorit të shkollës, Driton Sadiku kohë pas kohe, ndodhin sulme të tilla, raporton KTV.
Më tutje, ai thotë se një situatë e tillë ka krijuar edhe pasiguri te nxënësit, prindërit e stafi.
Edhe Policia është informuar për gjendjen. Në shkollë, çdo gjë është shkatërruar. Është shkatërruar i gjithë inventari e librat, derisa për rastet e mëhershme nuk është arrestuar askush.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.