Video

Bolivia mbulohet nga hiri i vullkanit në Peru

Peruja është goditur nga shpërthimi i një vullkani të shtunën, por pasojat e tij i ka përjetuar edhe Bolivia. Ky shtet është errësuar si pasojë e hirit të vullkanit.

Njerëzit në Bolivi, deklaruan se pluhuri kishte erë sulfuri dhe ishte i dëmshëm për sytë. Instituti Gjeofizik i Perusë, njoftoi se shpërthimi i madh i vullkanit Ubinas filloi të premten.

Jugu i Perusë është vend i disa vullkaneve aktive, transmeton KTV.

Peruja, gjithashtu, gjendet në të ashtuquajturën “Unza e Zjarrit” në Paqësor, zonë me numrin më të lartë të aktiviteteve sizmike dhe vullkanike.