Video

Mustafa: Për keqardhje publikimi i fotos nga Brovina, përgjegjëse PDK-ja

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se është për keqardhje publikimi i fotografive të rreme nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina, për viktimat e dhunës seksuale.

Përgjegjëse për këtë veprim, Mustafa e ka bërë edhe PDK-në, e cila, sipas tij, bashkë me partitë e tjera po dëshiron që përmes skandaleve të qëndrojë në pushtet, raporton TV Arta.

“Plasimi i fotografive të tilla prek dinjitetin e grave që kanë qenë viktima. Është i papranueshëm plasimi i një fotoje këtillë pa e ditur burimin dhe vërtetësinë, nuk e shoh përgjegjëse vetëm Brovinën, por është problemi te politikat e PAN-it edhe PDK-së e edhe partive tjera që duan ta mbajnë pushtetin me skandale”, ka thënë Mustafa.